Ekonomi

Deliu-Kodra: Derisa Kurti krenohet për marrëveshjen, ZRrE rrit çmimin e rrymës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerat Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës për 14 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se rritja e çmimit të rrymës është bërë në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po krenohet për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Derisa kryeministri Albin Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen me Serbinë në vilat e Titos në Ohër, ZRE-ja merr vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 14%. Qytetarët varfërohen çdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin”, shkroi Deliu-Kodra.

Tutje, deputetja e PDK-së, thotë se tashmë është e rëndësishme se më në fund u kuptua nga Kurti se ka Asociacion.

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

/Shqip.com