Lajme

Deliu: Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale

Blerta Deliu dhe Albulena Haxhiu
Blerta Deliu dhe Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas diskutimit që pati dje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se akuza e Haxhiut “Ju i keni duart e lyme me gjak”, ka nxjerrë në pah një varg problemesh.

E para, ministrja e drejtësisë konstatoi krye në vete se Astrit është vra. E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së. Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Postimi i plotë:

ÇKA THA ALBULENA HAXHIU DJE?

“Ju i keni duart e lyme me gjak”, kështu e akuzoi PDK-në dje ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Dhe këtu ajo nxori në pah një varg problemesh.

E para, ministrja e drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra.

E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së.

Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual.

Dhe kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si  ministrja e percepton drejtësinë. Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çkado që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi.

E kjo mendësi përfundimisht nuk kalon!

/Shqip.com