Sport Shqiptar

Delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s dëgjojnë hallet e futbollit kosovar

Delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s, po qëndron sot për vizitë të jashtëzakonshme në Kosovë, për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit.

Delegacioni fillimisht u takua me nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, derisa më pas zhvilluan një takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e klubeve.

Trajneri dhe donatori I Llapit, Tahir Batatina, ka zbuluar se çka ka ndodhur në këtë takim.

Ishte kënaqësi takimi me Delegacionin e përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, ku diskutuam për problemet nga moslicencimi i FFK-së dhe mos përfitimi nga Ligji i Sponsorizimit. Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s i dëgjuan me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e klubeve, premtuan se do t’i adresojnë ato në organet kompetente dhe me angazhimin e përbashkët të të gjitha palëve shumë shpejt mund të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim”, ka shkruar Tahir Batatina në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, përcjell Shqip.com.

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s i dëgjuan me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e klubeve, premtuan se do t’i adresojnë ato në organet kompetente dhe me angazhimin e përbashkët të të gjitha palëve shumë shpejt mund të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim.

/Shqip.com