Ekonomi

Delegacioni i FMN-së interesohet për zvogëlimin e ndotjes nga KEK-u

Një delegacion i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtarë, kanë vizituar Termocentralin Kosova B, ku nga menaxhmenti janë njoftuar për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin e projektit të Dilatimeve në Kaldatë e njësive B-1 dhe B-2, që njëherësh është parapërgatitje për implementimin e projektit të Elektro-Filtrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e DeNOx-it.

Për më tepër, delegacioni është njoftuar edhe për projektin e modernizimit të turbinave, i cili planifikohet të realizohet ne vitin e ardhshëm dhe i cili pritet të rris kapacitetin e prodhimit për rreth 14 MW për njësi.

Implementimi i projekteve të lartë cekura do të përfundoj rehabilitimin e njësive B-1 dhe B-2 dhe do rrisin efiqiencën dhe kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike, jetëgjatësinë e TC Kosova-B, si dhe në aspektin ambiental, termocentrali do të operoj brenda standardeve të direktivave të Bashkimit Evropian.

/Shqip.com