Kulturë

Delegacioni i “Europa Nostra” viziton Manastirin e Deçanit, të cilin e kishin futur në listën e monumenteve më të rrezikuara

Delegacioni i organizatës evropiane “Europa Nostra”, e cila merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore ka vizituar Kosovën.

Ata kanë vizituar Manastirin e Deçanit, të cilin e kanë futur në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga faqja zyrtare e Manastirit në Twitter.

“Të nderuar ta mirëpres delegacionin e “Europa Nostra” sot në Manastirin e Deçanit. Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët në Evropë është thelbësore për të ardhmen e kontinentit tonë. Duke vizituar vende të traditave të ndryshme Europa Nostra do të theksojë nevojën e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 Kujtojmë që futjen e “Manastirit të Deçanit” në listën e ngushtë të monumenteve më të rrezikuara e kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës dhe krerët e shtetit.

“Manastiri i Deçanit”, që nga paslufta mbrohet nga KFOR-i./Shqip.com