Sport Ndërkombëtar

Dele Alli e shënon golin e parë me Besiktasin

Dele Alli

Dele Alli e ka nisur me këmbë të mbarë – aventurën e tij në Turqi.

Mesfushori anglez – shënoi gol në përballjen e sonte – në udhëtim te Ankargucu.

Takimi përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të Besiktasit – teksa Alli e tundi rrjetën në miutën e 35-të.

Alli – është pjesë e bardhezinjëve në formë huazimi, teksa kartonin e tij e ka Evertoni.

Sa i përket formës ekipore, Besiktasi është duke shkëlqyer – sepse kryeson në Superligën turke – me 13-të pikë të grumbulluara.

Pas pesë xhirove të zhvilluara – skuadra e udhëhequr nga Sergen Yalçın ka arkëtuar katër fitore – teksa ka një barazim./Shqip.com