Lajme

Del të ecë në bjeshkë, vdes nga arresti kardiak

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës informoi sot se në orët e hershme të mëngjesit, në Bjeshkët e Nemuna u gjet një person i vdekur, si pasojë e arrestit kardiak.

Sipas njoftimit, shpëtuesit e kanë gjetur afër burimit të ujit që gjendet afër majës në 2000m/Lmd pa shenja jete.

“Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – Bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë”, u bë e ditur në njoftim.

Tutje, sipas njoftimi, shumë shpejt anëtarët e stacioni të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes.

“Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afë majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak”, u bë e ditur në njoftim.

“Shpëtuesit tanë bënë bartjen e viktimës në një teren te vështirë për bartje dhe më pas viktimën e dorëzojnë ne spitalin e qytetit te Pejës për ekzaminime te mëtutjeshme”, thuhet në fund të njoftimit.

/Shqip.com