Teknologji

Del në shitje jahti që ju mundëson të eksploroni thellësinë e detit

Kompania holandeze e specializuar për prodhimin e jahteve, U-Boat Worx, ka publikuar pamje të reja të konceptit të një superjahti nënujor prej 37.5 metra të quajtur Nautilus. 

Dizajni është zhvilluar në bashkëpunim me studion gjermano-turke të dizajnit të jahteve dhe aviacionit Officina Armare.

Ky jaht është i aftë për të funksionuar si një anije në ujë ashtu edhe si një nëndetëse, duke i mundësuar Nautilus të zhytet deri në 150 metra thellësi, raporton Boatinternational.

Modeli me motor të kombinuar dizel-elektrik, ka një shpejtësi lundrimi në sipërfaqe prej nëntë nyjesh dhe një shpejtësi nënujore prej katër nyjesh, dhe do të jetë në gjendje të qëndrojë nën ujë deri në katër ditë në të njëjtën kohë. 

Me shpejtësinë e lundrimit, qëndrueshmëria nënujore është gjashtë orë dhe diapazoni është 3200 milje detare.

Kur funksionon si jaht, Nautilus ka një sërë veçorish relaksimi dhe rekreacioni, duke përfshirë një shesh dielli të madh të pajisur me një pishinë me ujë të ëmbël, një bar dhe një tavolinë ngrënieje ku mysafirët mund të shijojnë ushqimet. 

Kur zhytësi ulet nën sipërfaqen e detit, ky rregullim në afresk mund të tërhiqet.

Brendësia e jahtit të përfshin një zonë prej 50 metra katrorë për ngrënie të darkës dhe një sallë pritjeje të quajtur Mezzanine Observation Lounge, e cila rrethohet nga një grup dritaresh rrethore katër metra. 

Dizajni i propozuar për Nautilus përfshin një kabinë master dhe katër kabina shtesë, si dhe dhoma gjumi për deri në gjashtë ekuipazh.

“Njerëzit që kanë vendosur të blejnë një jaht tani do të duhet të marrin në konsideratë nëse anija e tyre e zgjedhur mund të zhytet gjithashtu deri në 150 metra”, ka deklaruar drejtori dhe themeluesi i U-Boat Worx, Bert Houtman. 

Ai vuri në dukje përparësitë e shumta të Nautilus, duke përfshirë efikasitetin kur bëhet fjalë për luftimin e sëmundjes së detit. 

“Nëse deti bëhet shumë i trazuar,” tha Houtman.  “Ju thjesht zhyteni dhe vazhdoni udhëtimin tuaj me rehati. Me Nautilus, tregu i jahteve nuk do të jetë më i njëjti”.

Ai shtoi se vizioni i kompanisë ishte të lejonte njerëzit të eksploronin oqeanin në mënyrën më të sigurt, më të rehatshme dhe luksoze. 

/Shqip.com