Rozë

Del lista e shteteve nga të cilat mund të votohet në Eurovision për Shqipërinë

Sonte do të mbahet nata e parë e gjysëmfinales së “Eurovision 2022”, ku hapjen do ta bëjë Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Ndërkohë, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.

Ka qenë vetë Ronela, e cila ka shkruar në Instagram: “Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ronela u kritikua për kerografinë, ku njëra nga fotot iu cenzurua në faqen zyrtare në instagram të Eurovision.

Mirëpo, Ronela dhe koregrafia Klaudia Pepa vendosën të mos bëjnë ndryshime.

Ndryshe në Eurovision 2022 pritet të konkurrojnë rreth 41 shtete përfaqësuese. Sakaq, finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 14 majit./SHQIP.com