Lajme

Deklarohet Posta e Kosovës rreth sulmeve kibernetike

Posta e Kosovës

Posta e Kosovës ka thënë se është funksionale në të gjitha zyrat postare.

Sipas një njoftimi në faqen e tyre në Facebook thuhet se nuk kanë pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetike.

“Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll. Posta e Kosovës Sh.A,, si zakonisht është në shërbimin tuaj!”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, sistemet qeveritare të Kosovës, gjatë javës që shkoi janë prekur nga sulmet kibernetike të llojit DDoS.

Nga qeveria njoftojnë se sulmet kanë shkaktuar pengesa të “herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare”.

Në anën tjetër, qeveria siguron se nuk është cenuar asnjë e dhënë të cilat janë të ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me sulme kibernetike është duke u ballafaquar edhe Shqipëria.

Ndërsa një media iraniane ka publikuar fotot e katër personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që iu atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoft.

Për sulmet kibernetike, përgjegjësinë e ka marrë edhe grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”.

Këta të fundit kanë nxjerr në shitje me Bitcoin, të dhënat e marra nga e-Albania dhe TIMS./SHQIP.com