Sport Ndërkombëtar

Deklarata e parë e trajnerit të ri të Ronaldos

Me rëndësi të madhe si për Al Nassr ashtu edhe për të gjithë futbollin e Arabisë Saudite është transferimi i Cristiano Ronaldos, sipas Rudi Garcia.

Trajneri nuk e ka fshehur kënaqësinë, por ka pranuar vetëm t’i përgjigjet një pyetjeje për yllin portugez.

“Prania e një legjende si Ronaldo në Arabinë Saudite është diçka e jashtëzakonshme dhe me rëndësi të madhe.

Ne do të mundohemi ta integrojmë në ekip për të treguar se çfarë mund të ofrojë dhe t’u japim gëzim tifozëve tanë”, theksoi Garcia.

/Shqip.com