Lajme

“Deklarata e ndryshuar e dëshmitarit në favor të Salih Mustafës”

Dëshmitari i dytë në rastin ndaj Salih Mustafës

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, thotë se deklarata e thënë ndryshe nga një dëshmitar në procesin e gjykimit të Salih Mustafës, shkon në favor të mbrojtjes së tij, transmeton Shqip.com.

Sipas Shalës, deklarata e ndryshuar e dëshmitarit do të jetë në favor të Mustafës pasi gjykatësja sot humbi besimin ndaj atij dëshmitari.

“Në njëfar forme, sot trupi gjykues e ka thënë shprehimisht se nuk i beson këtij dëshmitari”, tha Shala në ‘Info Magazine’.

“Rrallë ndodh në praktikë që trupi gjykues t’i thotë dëshmitarit: Ndoshta ju po gënjeni”, u shpreh më tej ai.

Sot, gjykatësja pyeti njërin nga dëshmitarët se pse ai në vitin 2006 kishte thënë se një person mbante një maskë, ndërsa tani tha se nuk ka pas maskë në fytyrën e tij.

Dëshmitari po ashtu tha se pas një muaji e kishte kuptuar se kush ka qenë njeri kryesor në ngjarje, por se në vitin 2006 i kishte thënë UNMIK-ut se nuk e dinte kush është personi kryesor. /Shqip.com