Lajme

Defekte në rrjetin e ujësjellësit, disa zona mbesin pa furnizim me ujë

Ilustrim.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Kru Prishtina” ka njoftuar se pa furnizim me ujë do të mbesin disa rrugë në Fushë Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Kru Prishtina kanë njoftuar se ndërprerja me furnizim me ujë vije si pasojë e një defekti.

“Prishtinë, 21 mars – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë për një defekt në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën ” Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Deri në riparimin e defektit nga ekipet e mirëmbajtjes pa furnizim me ujë mbesin : rruga ” Nënë Tereza ” nga rrethi deri te stacioni i trenit si dhe rruga e ” Pejës ” me Bresje”, thuhet në njoftimin e Kru Prishtina.

Nuk është dhënë një kohë e caktuar se kur mund të rregullohet defekti.

/Shqip.com