Dee Franklin rikthehet në Prizren
Publikuar:
(12.09.2022 13:07:06)

Dee Franklin është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Basketbollsti amerikan do e djersitë përsëri fanellën e KB Ponte Prizrenit.
30 vjeçar – kishte qenë pjesë e skuadrës nga Prizreni – dy sezone më parë dhe tashmë do t’a ndihmojë përsëri në arritjen e objektivave.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit – në Facebook
Fanklin – së fundmi ka qenë pjesë e basketbollit islandez, te skuadra – Hamar – ku ishte lojtari më i mirë në ligë – me një meastare prej 26.3 pikëve e 7.7 kërcime..
Sipas njoftimit nga ekipi prizren – ai do të debutojë kundër Pejës.
Sa i përket formës ekipore, Ponte Prizreni është mposhtur në xhiron e parë nga KB Trepça me rezultat 89-61./Shqip.com