Rozë

Dedikimi prekës i Ramë Lahajt për nënën e ndjerë: Erdha te varri nuk me the asnjë fjalë

Ramë Lahaj me nënën,

Nëna e tenorit të famshëm botëror, Ramë Lahaj, ka vdekur ditën e shtunë, shkruan SHQIP.

Ajo ka vdekur disa orë para mbajtjes së koncertit të Ramës në Prishtinë, ku i njëjti ka vazhduar performancën para publikut.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë ai para publikut ku tha se nuk kishte mundësi të interpretonte as 1/3 e programit të planifikuar, pas lajmit të trishtë që mori.

Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj me nënën e tij

Ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka kujtuar nënën  e tij më një shkrim që e ka nda në rrjete sociale

“Nënë, u zgjova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç̧ se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dashtë me ardhë me të pa ndër varrë. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjell edhe mua për të më përcjellë edhe sot e kësaj dite, po ti sot një̈ llaf nuk ma the. Se le më që as mëngjesin s’ma shtrove. Nënë, kam menduar që për asnjë̈ arsye në jetë nënë nuk e lenë fëmijë pa hangër. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tënde nënë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari që jam, për një moment mendova që mundë të  kthehemi bashkë në shpi. Fëmijë hesapi “Gabeli jot”, ka shkruar ai.

Varrimi i nënës së tenorit Lahaj është bërë në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut./SHQIP.com