Lajme

Deçani në telashe me vërshimet

Kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se edhe kjo komunë po përballet me dëme të shumta nga vërshimet.

Ai ka njoftuar se bashkë me institucione dhe kompani private, kanë intervenuar në fshatin Baballoq, Carrabreg i Epërm, Lagjia e Deçanit, Sllup, Voksh, Pobergj, Irzniq, Strellc i Ulët dhe në rrugën Deçan – Plavë.

Ramosaj ka bërë të ditur se nga vërshimet ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset.

/Shqip.com