Lajme

Deçanasi gjendet i vdekur në stallën e bagëtive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Deçani është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive,  shkruan SHQIP.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 6:45 në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

“Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./SHQIP.com