Lajme

Deçan, vdes 1 person dhe lëndohen 3 të tjerë në një vetaksident

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetaksident në Lëbushë të Deçanit, ku ka përfunduar me një person të vdekur dhe tre të lënduar.

Fadil Gashi nga policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

/Shqip.com