Sport Ndërkombëtar

Debutim magjik i Raphinhas

Raphinha

Barcelona e Xavi Hernandez e ka nisur parasezonën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat 0-6 kundër Inter Miamit, skudër që është në pronësi të David Bechkam.

Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e rrëmbeu – Raphinha, sulmuesi brazilian që së fundmi është transferuar në “Camp Nou”.

Majtaku realizoi një gol të bukur, teksa u përkujdes edhe për një asistim – duke e bërë debutimin e ëndrrave, ani pse ndeshja ishte vetëm e aspektit miqësor.

Me këtë paraqitje – ai dha sinjale që do të “luftojë” për një vend startues në formacionin e Xavit – konkurrenca është e madhe.

Paraqitje tejet të mirë në këtë takim pati edhe Memphis Depay, i cili po ashtu regjistroi një gol dhe një asistim.

Ndeshjen e rradhës, Barcelona e zhvillon kundër Real Madrid – me datë 24 korrik./Shqip.com