Sport Ndërkombëtar

Debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e tij të re, Rapidin e Bukureshtit, në elitën e futbollit rumun.

22-vjeçari u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në duelin ndaj Universita Kraiova, duke shënuar dy gola. Vetëm 20 minuta në fushë i mjaftuan për të tundur rrjetën. 

Rrahmani arriti të shënonte në minutën e 65-të, pas asistimit të Bamgboje, duke fituar kështu menjëherë zemrat e tifozëve të Rapidit.

Goli i sulmuesit kosovar, ishte i katërti për skuadrën mysafire në këtë përballje. 

Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën 90+1, realizoi dhe golin e dytë personal duke “vulosur” shifrat në 3-5.

Në ndeshjet në vijim, Rrahmani pritet të fitojë vendin e titullarit, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij e re.

/Shqip.com