Rozë

Deborah pas eleminimit nga “Dancing with the Stars”: Kam kërcyer më mirë se Megi dhe Sara

‘Dancing with the stars’ është duke u bërë ‘mollë sherri’ për shumë konkurrentë.

E së fundi e pakënaqur është edhe Deborah Keçi, e cila është eliminuar nga java e kaluar.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Deborah tregoi se nuk ishte ndjerë e vlerësuar nga juria duke marrë parasysh dhe faktin se ajo merret me sport dhe nuk ishte mësuar me ekranin, gjë e cila ia vështirësoi punën ish-konkurrentes.

Ajo tha se ka kërcuar më mire se shumë konkurrentë aty- duke përmendur edhe Megin dhe Sarën.

Ka konkurrentë që kanë kërcyer më pak se Debora dhe i kanë dhënë më pak spektaklit. Pp flas si konkurrentë sepse si çift mund të kenë bërë mrekullira sepse i ka ndihmuar balerini për të përcjellë një performancë por nëse e marrim se sa ka kërcyer Deborah, shkalla e vështirësisë dhe i gjithë rrugëtimi besoj se kam dhënë më shumë se Salsano, Arbri.

Mendoj se kam kërcyer dhe më shumë se vajzat… Megi dhe Sara por për hir të së vërtetës ata kanë një publik më të gjerë që i ndjek edhe i mbështet. E kuptoj se pse kanë qenë gjithmonë shumë lart me rezultatet por edhe për vajzat pikët e jurisë kanë qenë gjithmonë më të larta sesa publiku. Por unë mendoj realisht se kam kërcyer dhe kam bërë koreografi më të vështira se disa nga konkurrentët që përmenda.”, tha Deborah.

Ndryshe, Sara shihet si një nga pretendetet kryesore për çmimin e madhe.

/Shqip.com