Lajme

Debat me tone të forta/ Gjiknuri dhe Noka përplasen në Kuvend

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk është lejuar të hyjë në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga deputetët e opozitës të cilët i kanë bllokuar derën.

Ka qenë Flamur Noka ai që ka penguar socialistin të futet në sallë duke deklaruar se nuk do të lejojnë një Reformë Zgjedhore me opozitë të emëruar.

Pjesë nga debati:

Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?!

Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.

Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile.

Noka: Hajde në sallë. O Mulo me shoqërinë civile do bashkërendojmë…

Gjiknuri: Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…

Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…

Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…

Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokoni prapë.

/Shqip.com