Sport Ndërkombëtar

Debat i “ashpër” ndërmjet Furyt dhe Wilderit para meçit të tretë

Fury-Wilder

Të shtunën (9 shtator), rreth orës pesë së mëngjesit, Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballën ndërmjet vete.

Kjo është hera e tretë që këta dy boksierë janë ngjitur në ring kundër njëri-tjetrit, ndërsa një debat të ashpër kanë zhvilluar në konferecën për shtyp të mbajtur mërkuren, shkruan Shqip.com.

Fury, ndër të tjera i ka thënë Wilderit se është një boksier që vetëm ankohet dhe se do ta rrëzojë atë në ring.

“E munda për herë të parë pas tre vitesh jashtë ringut. Unë e “fshiva” atë absolutisht në luftën e dytë. Shpresoj se keni marrë librin tuaj të justifikimeve me vete. Ju jeni një njeri i dobët, do të  rrëzoheni”, tha Fury ndër të tjera.

Sugar Hill, Tyson Fury's New Trainer, Sugar Hill
Fury dhe Wilder

Ndërsa, në anën tjetër, Wilder i është përgjigjiur se duhet të bëhet gati për luftë dhe se Fury nuk mundet ta rrëzojë atë.

“Çfarë mund të them më shumë që nuk është thënë. Përgatituni dhe përgatituni për luftë. Kjo do të jetë një luftë e mahnitshme. Ju nuk dini asgjë për të rrëzuar askënd. Ju nuk keni fuqi për të bërë knockout”.

Gjatë kësaj konference ka pasur edhe fyerje të cilat Fury i ka bërë në drejtim të kundërshtarti të tij dhe duke se “gjakrat janë nxehur”.

Ndeshja do të zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas, ku do të marrin pjesë rreth 20 mijë shikues.

Në dy ndeshjet e fundit, Fury ka dalë fitues një herë, ndërsa ndeshja tjetër ka përfunduar me barazim./Shqip.com