Rozë

Dea Mishel: Pas daljes nga “BBV”, meshkujt nuk flirtojnë me mua

Dea Mishel ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother” dhe për jetën e saj pas daljes.

Ajo gjatë intervistës ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të.

“Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”, u shpreh Dea.

Tutje, ajo ka treguar se është kërcënuar me mesazhe nga njerëzit si dhe është ndjekur nga disa persona në rrugë.

/Shqip.com