Sport Ndërkombëtar

De Paul “zbulon” skuadrën e re të Messit

Lionel Messi mund të largohet nga PSG dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë nga më të ndryshmet. Rikthimi te Barcelona, transferimi në futbollin aziatik (ashtu siç bëri Cristiano Ronaldo) apo kalimi tek Inter Miami janë mundësitë që përmenden më shumë.

Por, së fundi është përmendur edhe Atletico Madrid. Me humor, ndoshta jo, Rodrigo De Paul përmendi të ardhmen e Lionel Messit.

Argjentinasi përmendi duke qeshur se 35-vjeçari duhet të shkojë te Atletico Madrid, gjë që mund ta ketë thënë seriozisht.

“Lëreni të vijë te Atletico. Ne do t’i themi Correas që t’i japë atij numrin 10 dhe ne do të kërkojmë një apartament këtu”, ka thënë De Paul.

/Shqip.com