Sport Ndërkombëtar

De Ligt – po largohet nga Juventusi

Është shumë afër t’i ndaj rrugët me “Zonjën e Vjetër”.

Matthijs de Ligt dhe Bayern Munchen kanë arritur marrëveshje personale – dhe për këtë është në dijeni edhe Juventusi.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Por, sipas Romanos – skuadra nga Torino po pret që bavarezët ta hapin negociatat zyrtare, teksa të njëjtën mund ta bëjë edhe Chelsea.

22 vjeçari vlerësohet 70 milionë euro – në “Transfermarkt” dhe mbetet të shihet nëse bavarezët do paguajnë këto para për të.

De Ligt ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A, teksa ka regjistruar tre gola dhe një asistim.

Ai konsiderohet si futbollist me potencial të madh – dhe në të kaluarën ka qenë kampiten i Ajaxit – ende pa i mbushur të dy dekada jetë./Shqip.com