Sport Ndërkombëtar

De Ligt arrin marrëveshje me Bayernin

De Ligt mund të largohet nga Juventusi

Zbarkoi me nam të madh – në Torino gjatë vitit 2019.

Por, Matthijs de Ligt mund t’i ndajë rrugët me Juventusin – në këtë merkato të verës.

Mundo Deportivo – shkruan se qendërmbrojtësi holandez ka arritur marreveshje personale me Bayern Munchen.

22 vjeçari vlerësohet 70 milionë euro – në “Transfermarkt” dhe mbetet të shihet nëse bavarezët do paguajnë këto para për të.

De Ligt ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A, teksa ka regjistruar tre gola dhe një asistim.

Ai konsiderohet si futbollist me potencial të madh – dhe në të kaluarën ka qenë kampiten i Ajaxit – ende pa i mbushur të 20-tat./Shqip.com