De Light: Kishte heshtje vdekjeprurëse
Publikuar:
(20.05.2023 23:45:06)

Mbrojtësi qendror i Bayernit, Matthijs de Ligt, ka folur për humbjen 1-3 ndaj RB Leipzig, që ia ka vështirësuar klubit nga Munihu luftën për titull.
“Kishte heshtje vdekjeprurëse në dhomën e zhveshjes. Ndeshja e Borussia Dortmund nesër? Ne duhet të shikojmë vetëm veten. Sot luajtëm keq. Shpresoj që Borussia nuk do të fitojë nesër”, citon Sky fjalët e mbrojtësit holandez.
Borussia Dortmund nesër më 21 maj do të luajë kundër Augsburgut, në rast fitoreje verdhezinjtë do të dalin në krye dhe do ta kalojnë Bayernin me dy pikë
/Shqip.com