Sport Ndërkombëtar

De Ketelaere është ‘De Bruyne’ që e do Pioli

Kampioni i Italisë ka filluar të mendojë përforcimin për edicionin e ardhshëm.

Ata kanë në planet e veta disa transfere që do t’i ndihmonin të konkurronin në Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm.

Klubi italian ka kontaktuar Club Brugge për një marrëveshje të mundshme për Charles De Ketelaere – sipas Calciomercato.

De Ketelaere dhe Marco Verratti

Klubi belg ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për 21-vjeçarin, kontrata e të cilit nuk do të skadojë deri në vitin 2024.

Milan mendon se tarifa është paksa shumë e lartë dhe po punon për të gjetur një kompromis, me trajnerin Stefano Pioli si një admirues i zjarrtë i lojtarit.

Megjithatë, marrë parasysh tregun e sotëm dhe numrat që lojtari ka këtë edicion – mund ta arsyetojnë një çmim të tillë.

Charles De Ketelaere

Ai ka 14 gola dhe shtatë asistime në 33 paraqitje në sezonin paraprak në Jupiler Pro League, një kontribut ky që tregon më së miri vlerën e majtakut dhe rolin që ai mund të marrë nëse arrin të shndërrohet në ‘rossoneri’.

Mesfushori shtatlartë ka bërë po ashtu edhe gjashtë ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, me ç’rast rrjetën e ka gjetur një herë. /Shqip.com