Sport Ndërkombëtar

De Jong qëndron në Barcelonë

Frenkie De Jong në fanelën e Barcelonës

Në merkatot e fundit ka qarkulluar edhe emri i Frenkie De Jong, si largim i mundshëm nga Barcelona.

Por, holandezi hodhi çdo spekulim poshtë kur u pyet për të ardhmen e tij nga ‘ZiggoSport‘.

“Më pëlqen shumë të jem në Barcelonë. Ndoshta do të nënshkruaja edhe për gjashtë vite të tjera nëse më propozojnë, po.”

“Jo, nuk ka asgjë me Bayernin. Unë jam i lumtur tek Barcelona dhe shpresoj të jem këtu sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi 24 vjeçari duke mohuar thashethemet për një transfer të mundshëm tek gjiganti gjerman.

De Jong dhe Xavi

Ylli i katalunasve po kalon një formë të mire këtë sezonë, që pas ardhjes se Xavit si trajner. Ai ka 4 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat për sezonin 2021/22.

Përndryshe, të enjten mbrëma Barcelona arriti të kualifikohet në rundin tjetër të Europa Ligës, duke mposhtur Galatasarayn 1:2. /Shqip.com