De Jong mohon largimin: Jam në klubin më të madh në botë

Duke folur pas fitores 3-2 të Holandës ndaj Uellsit në UEFA Nations League të martën mbrëma, mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, përsëriti edhe një herë dëshirën e tij për të vazhduar në Camp Nou.
Për 25-vjeçarin ka pasur interesim të madh nga gjigantët e Manchester United këtë verë.
Bisedimet për një lëvizje kanë nisur me Barcelonën për një kohë të gjatë, pasi të dy klubet përpiqen të arrijnë një marrëveshje për tarifat e transferimit.

De Jong, megjithatë, vazhdimisht kishte pohuar se ai nuk dëshironte të largohej nga Barcelona këtë verë dhe dëshironte të vazhdonte të luante për Blaugrana .
Megjithatë, raportet e fundit kishin treguar se mund të kishte pasur një ndryshim zemre nga holandezi dhe se ai kishte dhënë dritën jeshile për një transferim të mundshëm te Manchester United, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij të AFC Ajax, Erik ten Hag.

Por komentet e tij të fundit mbi spekulimet që e lidhin atë me Manchester United lë të kuptohet ndryshe.
De Jong po u përgjigjej pyetjeve në konferencën për shtyp kur Tom Collomoose i Daily Mail e pyeti për të ardhmen e tij dhe lidhjet me Djajtë e Kuq.
“Ju gjithmonë kënaqeni kur skuadrat tregojnë interes për ju si lojtar, por unë jam në klubin më të madh në botë për momentin dhe ndihem mirë atje… kështu që nuk ka asnjë lajm.”
Pavarësisht këmbënguljeve të vazhdueshme të De Jong-ut se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, thashethemet nuk ndalen.

Katalanasit, për një, janë shumë të hapur për një shitje pasi e shohin atë si një rrugë për të dalë nga problemet e tyre financiare, me presidentin Joan Laporta që pranon të njëjtën gjë./Shqip.com