Sport Ndërkombëtar

De Gea pritet t’i bashkohet kësaj skuadre

Pas plot 12-vitesh, Manchester United ndau rrugët me portierin David De Gea. Spanjollit nuk iu rinovua kontrata nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, që janë fokusuar totalisht te transferimi i Andre Onanas nga radhët e Inter.

Tashmë, De Gea është i detyruar të vlerësojë opsionet e mbetura në “treg” dhe së fundmi janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat që e shohin 32-vjeçarin të rikthehet në Spanjë. Gardiani e ka nisur karrierën e tij nga LaLiga ku u promovua nga Atletico Madrid para se të transferohej në Angli.

Klubi që interesohet për shërbimet e spanjollit është Sevilla. Andaluzianët mund të humbasin shërbimet e Yassine Bounou pasi për këtë të fundit ka interes nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Kështu, te Sevilla si zëvendësuesin ideal të marokenit shohin De Gean.

Ishi i United ka oferta edhe nga Arabia Saudite, megjithatë preferon të qëndrojë në Europë dhe Sevilla duket destinacioni ideal. Megjithatë, së pari spanjollët duhet të mbyllin bashkëpunimin me Bounou për të tentuar më pas firmën me një ekspert si De Gea.

/Shqip.com