Sport Ndërkombëtar

De Gea ndahet me Manchester United, mësohet arsyeja

David de Gea do të largohet nga Manchester United këtë verë. Portieri spanjoll do t’i japë fund periudhës 12 vjeçare te gjiganti anglez.

De Geas i skadon kontrata me 30 qershor dhe nuk do ta vazhdojë atë.

United i ka kërkuar një ulje të pagës së tij aktuale, e cila është 375,000 euro në javë, gjë të cilën spanjolli s’e ka pranuar.

United do të duhet të nënshkruajë një portier të ri dhe Raya i Brentford është më i dëshiruari.

De Gea ka bërë 545 paraqitje për United, duke e vendosur atë të pestin në listën e të gjitha kohërave të klubit.

/Shqip.com