Sport Ndërkombëtar

De Gea ishte heroi i Unitedit, por ndihet i lodhur

David de Gea

David de Gea ishte më meritori që Manchester United fitoi  përballë West Hamit me rezultat 1:0.

Manchester United shënoi fitore minimale, ndërsa De Gea pati disa pritje fantastike, sidomos në çastet e fundit.

Pas ndeshjes, portieri spanjoll ka thënë se ndihet goxha i lodhur pas paraqitjes së tij.

“Ndihem pak i lodhur. Njerëzit mendojnë se portierët nuk lodhen, por ne vuanim në fund. Ne kontrolluam ndeshjen mirë, por ishte e vështirë në fund”, ka thënë De Gea.

“Ishte fitore e madhe për ne. Nëse duam të jemi në vendet para, ne duhet të fitojmë ndeshje sikur kjo. Jam këtu për të bërë pritjet dhe për të ndihmuar skuadrën”, shtoi spanjolli.

Fitorja e Manchester United i çon ata në pozitën e pestë në tabelë, mbi Chelsean.

/Shqip.com