Sport Ndërkombëtar

De Biasi flet për trajnerin e ardhshëm të Napolit

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, aktualisht trajner i Azerbajxhanit, së fundmi ka dhënë mendimin e tij për emrat që mund të zëvendësojnë Luciano Spallettin në detyrën e trajnerit të Napolit.

“Kloni i Spallettit nuk ekziston. Klubi duhet ta dijë dhe do të jetë thelbësore që lojtarët ta kuptojnë. Askush nuk do të jetë identik me Lucianon dhe në dhomat e zhveshjes zgjedhjet e trajnerit të ri nuk do të duhet të krahasohen çdo herë me ato të paraardhësit të tij”, ka thënë De Biasi, i cili e ka edhe një këshillë.

“Nëse ndonjë nga kolegët ka frikë të stërvitë Napolin, ose thjesht ngec para ofertës së De Laurentiis, është më mirë që të ndryshojnë punë menjëherë. Përveç presionit, është ëndrra e të gjithëve”, deklaroi De Biasi.

/Shqip.com