Sport Shqiptar

De Biasi e kujton Nishanin, shpreh ngushëllime për vdekjen e tij

Gianni De Biasi

Gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

E, kujtime të bukura me të – duket të ketë pasur edhe ish-selektori i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi.

Trajneri italian përmes një postimi në Facebook – ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Nishani.

“Me hidherim te madh mesova per ndarjen e parakoheshme nga jeta te ish-presidentit dhe mikut tim Bujar Nishani.
Nga larg percjell Ngushellimet e mia me te sinqerta familjes dhe te afermve!
Me respekt”, ka shkruar De Biasi.

Nishani u shtrua në Sanatorium një muaj më parë pasi u infektua me COVID-19.

Dy ditë pas shtrimit, gjendja e tij u rëndua dhe u transportua drejt Gjermanisë, ku ndërroi edhe jetë.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.