Sport Shqiptar

Davis, MVP në javën e 17-të në elitën e basketbollit kosovar

Në xhiron e 17-të u zhvilluan disa ndeshje interesante, ku derbin e fitoi Golden Eagle Ylli ndaj Pejës në udhëtim, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Rashun Davis me 24 pikë, tri kërcime e shtatë asistime. Ai ishte i saktë 3/5 për tri pikë, 6/7 për dy pikë dhe 3/5 nga gjuajtje e lira.

Rashun ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe i kësaj xhiro.

Top 5

Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 24 pikë, 3 kërcime, 7 asistime

Andrew Gordon (Trepça) 22 pikë, 12 kërcime, 1 asistim

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, 2 asistime

Fisnik Rugova (Bashkimi) 19 pikë, 6 kërcime

Mikaile Tmusiq (Trepça) 13 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

/Shqip.com