Sport Ndërkombëtar

David Luiz i bashkohet Flamengos

David Luiz i bashkohet Flamengos

David Luiz i është bashkuar skuadrës braziliane, Flamengo.

Qendërmbrojtësi duket që i ka dhënë fund karrierës së tij në Evropë dhe është rikthyer në vendlindje për të shijuar vitet e fundit të karrierës, shkruan Shqip.com.

34 vjeçari ka qenë lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar aventurën e tij me Arsenalin dhe ekipi nga Brazili e ka transferuar atë me parametra zero.

Te Flamengo, ai do e djersitë fanelën me numrin 23.

Periudha e tij më e sukseshme në karrierë konsiderohet të ketë qenë sa ishte lojtar i Chelseat ku fitoi dy herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Në të kaluarën ai ka luajtur  te PSG dhe Benfinca, ndërsa ka qenë pjesë e Brazilit ku kishte qenë startues i padiskutueshëm gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Prezantimi i tij në faqen zyrtare të Flamengos