David Luiz i bashkohet Flamengos

David Luiz i është bashkuar skuadrës braziliane, Flamengo.
Qendërmbrojtësi duket që i ka dhënë fund karrierës së tij në Evropë dhe është rikthyer në vendlindje për të shijuar vitet e fundit të karrierës, shkruan Shqip.com.
34 vjeçari ka qenë lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar aventurën e tij me Arsenalin dhe ekipi nga Brazili e ka transferuar atë me parametra zero.
Te Flamengo, ai do e djersitë fanelën me numrin 23.
Periudha e tij më e sukseshme në karrierë konsiderohet të ketë qenë sa ishte lojtar i Chelseat ku fitoi dy herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Në të kaluarën ai ka luajtur te PSG dhe Benfinca, ndërsa ka qenë pjesë e Brazilit ku kishte qenë startues i padiskutueshëm gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014./Shqip.com
