Sport Ndërkombëtar

David de Gea “thyen mallkimin” e penaltive

De Gea pret penaltinë e parë pas shtatë viteve

Pas plotë shatatë viteve, David De Gea arriti që të mbronte një penalti.

Këtë “mallkim” ai e theu në ndeshjen kundër West Ham United të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan me rezultat 1-2, shkruan Shqip.com.

Kjo penalti e pritur nga ai është edhe më e rëndësishme për faktin që arriti që të i siguronte pikët e plota skuadrës së tij.

Penaltia e mbrojtur nga David de Gea

Që nga tetori i vitit 2014, “gardiani” spanjoll kishte pësuar 21 gola radhazi nga 11 metërshi.

De Gea është bërë pjesë e Unitedit në vitin 2011 dhe që nga atëherë është i padiskutueshëm në formacionin startus.

Aktualisht, Manchester United gjendet në pozitën e tretë në tabelë, aq sa kanë Chelsea dhe Liverpooli që gjenden në dy pozitat e para./Shqip.com