Sport Ndërkombëtar

David de Gea rikthehet në shtëpi, por si kundërshtar

David de Gea

Është kthyer në shtëpi, por si kundërshtar.

David De Gea – do të luaj kundër Atletico Madrid me fillim nga ora 21:00 – ekip ku e nisi karrierën e tij.

Në një intervistë për UEFA.com, ai ka treguar respekt për madrilienët, por tashmë thotë se ka një shtëpi të re.

“Kisha shumë vite që isha i vogël atje. Tifozët më donin shumë. Më pëlqen fakti që kam lindur në Madrid, por në fund të fundit, është thjesht një qytet”, u shpreh ai.

Fergie cools de Gea talk | Football News | Sky Sports
David de Gea – sa ishte pjesë e Atleticos

De Gea – po ashtu shtoi se tani ndihet sikur është nga Manchesteri – pasi aty e duan shumë dhe jeton qysh nga viti 2011.

Tani ndihem sikur jam nga Manchesteri . Ndihem si dikush tjetër nga Manchesteri. Aty ku ju duan dhe ju mirëpresin është shtëpia juaj. Unë kam qenë këtu për shumë vite dhe, padyshim, çdo gjë mund të ndodhë në jetë, në botën e futbollit, por sinqerisht nuk e shoh veten larg Manchester United”.

Juventus 'planning 2022 move for David de Gea' - Sports Mole
David de Gea – 2022

Gardiani spanjoll ishte pjesë e “Los Colchoneros” qysh nga grupmoshat – e deri sa luajti për ekipin e parë – për dy vite (2009-2011).

Më pas i ishte bashkuar anglezëve – ku vazhdon të jetë i pazëvendësushëm.

Ai – ka pasur oferta të ndryshme – ndër vite, por nuk i tradhtoi asnjëherë “Djajtë e Kuq”.

Përkundër formë së dobët ekipor, spanjolli po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal dhe duket që ka “rilindur”.

Vlera e tij – sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 18 milionë euro. /Shqip.com