Sport Ndërkombëtar

David Alaba infektohet me COVID-19

David Alaba gjatë prezantimit te Real Madrid

Real Madrid ka konfirmuar se David Alaba është infektuar me COVID-19, shkruan Shqip.com.

Transferimi i mbrojtësit austrik u zyrtarizua ditë më parë, derisa kishte filluar edhe stërvitjet me skuadrën.

Por, Alaba nuk ka kaluar ditët më të mira në kampin madrilien, duke u infektuar me coronavirus.

Duke pasur parasysh që austriaku ka zhvilluar seancat stërvitore me bashkëlojtarit e tij të rinjë, mund të ekzistojë rreziku i infektimit edhe të ndonjë lojtari tjetër madrilien.

“Real Madrid dëshiron të iu njoftoj se lojtari ynë, David Alaba, është testuar pozitivisht me COVID-19”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbetët në vetëizolim për së paku dhjetë ditë./Shqip.com