Lajme

Daut Haradinaj: Kandidimi im për Prishtinën ua prishë planet shumë njerëzve

Daut Haradinaj nga AAK-ja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është deklaruar pas reagimeve rreth mosdeklarimit të pasurisë, njofton Shqip.com.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se shumë njerëzve “mund të ju pengojë” kandidatura e tij për kryetar të Prishtinës, “pasi që ju prish planet dhe aspiratat”.

Mirëpo, sipas tij kjo nuk e ndal atë të punojë ndershëm dhe me përgjegjësi.

“E kuptoj që kandidatura ime për Kryeqytetin shumëkujt ja prish planet dhe aspiratat. Nuk e kuptoj shpifjen si mjet për plotësimin e këtyre qëllimeve të sëmura”, ka shkruar ai.

“I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti. Sa herë shpifin për mua, më kujtohet ajo thënia “qentë lehin e karvani ecën”, shton më tej Haradinaj. /Shqip.com