Data e finales së madhe dhe ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës
Publikuar:
(14.12.2022 22:35:32)

Francë – Argjentinë. Edhe zyrtarisht kjo do të jetë finalja e madhe që do të luhet në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Derisa mbrëmë Argjentina siguroi kalimin në finale, të njëjtën gjë sonte e bëri edhe kampionia në fuqi e botës, Franca.
“Gjelat” zhvilluan sonte gjysmëfinalen e dytë të këtij botërori ndaj senzacionit të kësaj gare, Marokut.
Ndeshja që u zhvillua në “Al Bayt Stadium” i takoi skuadrës së Didier Deschampsit me rezultat të pastër 2:0.
Finalja në fjalë do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00.
Ndërkaq, një ditë më herët, nga i njëjtin orar, luhet edhe ndeshja për vendin e tretë.
Në garë për këtë epitet janë Kroacia dhe Maroku.
/Shqip.com