Rozë

Dashuri, përçarje, ndarje e ribashkime- Këta janë VIP-at që patën ulje e ngritje brenda vitit 2021

Estrada shqiptare

Dashuria mes dy personave mund të lindë shumë papritur, por ndarjet nuk janë edhe aq të paparalajmëruara, si të tilla janë duke lënë gjurmë, pasi personazhet janë figura të njohura për publikun.

Kështu ka ndodhur edhe me disa nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare të cilët fillimisht i kanë bashkuar zemrat dhe më pas janë ndarë duke gjetur vetën tek një person tjetër, shkruan Shqip.com.

Rasti më i freskët i këtij viti që lamë pas është trekëndëshi i formuar në mes të aktorit Donald Veshaj, këngëtares Beatrix Ramosaj dhe moderatores, Bora Zemani.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Aktori, fillimisht ishte në një lidhje me moderatorën e famshme të emisioni, “Për’puthen”, Bora Zemani, por që pas tre vitesh romanca e tyre përfundojë më një ndarje jopaqësore.

Dyshja nuk komunikonim më me njëri-tjetrin dhe as nuk ndiqeshin në rrjete sociale.

Gjysmë viti pas ndarjes, Donaldi hyri në spektaklin më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”, që më pas kishte edhe takimin e shkurtër më moderatoren.

Përveçse me emocione të forta që u përcollën edhe te publiku, në këtë takim Donaldi ia rrëmbeu një puthje në buzë Borës – e para puthje e dyshes në publik.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Por, e gjithë kjo nuk përfundoi më kaq, pasi Donaldi ende pa u sqaruar me Borën, fillojë lidhjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

Kjo lidhje ka bërë bujë të madhe në media dhe të publiku, ku po vazhdon që të komentohet ende.

Për këtë temë ka reaguar edhe protagonistja Bora Zemani, e cila i ka dalur në mbrojtje ish-të dashurit.

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhje edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, kishte shkruar Bora në Instagram, përcjell Shqip.com.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Kjo pasi që dyshja fillimisht e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, duke deklaruar që kanë lidhje familjare.

Megjithatë, kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pasi që dyshja janë ndarë dhe ribashkuar shumë shpesh, ndërsa në shtator të këtij viti, Loredana deklaroi se kthim mbrapa më nuk ka.

Po ashtu, Lori shtoi se reperi ia dha dhuratën më të bukur në jetë, Hanën (vajzën e tyre) për të cilën flasin çdo ditë dhe mundohen ta rrisin bashkë.

Loredana dhe Mozzik

“Hej njerëz, disa tashmë kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka problem sërish mes meje dhe Mozzik. Ne thjesht jemi dy kokëfortë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin”.

“Koha e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshnim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme”.

“Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u munduam sërish. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime”.

Loredana, Mozzik dhe Hana

“Ruani për vete akuzat. Unë kam bërë shumë gjëra në jetën time, por nuk e bëra këtë herë. Me gjithë ndarjen tonë, ne arritëm të shkonim mirë dhe të rrisim Hanën së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin”.

Ndërsa deri më tani dyshja nuk është përfolur që janë në një lidhje të re dashurie.

Por, lidhje të re pas ndarjes ka krijuar boksieri, Robin Krasniqi, i cili tashmë është fejuar me modelen, Marigona Krasniqi, ku kanë sjellur edhe pamje nga Stambolli.

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi

Dyshja kanë konfirmuar fejesën përmes disa imazheve të përbashkëta, ku shumë të lumtur dukeshin krahë njëri-tjetrit.

Krasniqi është shprehur se është shumë me fat që ka takuar një person si Marigona.

“Jam shumë me fat dhe shumë krenar për një njeri që e kam takuar pas shumë sfidave pas shumë shumë historive. Ndihem shumë i prekur edhe prej Zotit që më në fund më ka takuar për një njeri si Marigona, njeri të suksesshëm, por mbi të gjitha një njeri që e ka zemrën shumë të mire”, ka thënë ai.

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi

Kjo lidhje vjen pasi, Robini ka kohë që është ndarë nga modelja, Heidi Lushtaku, kjo e fundit ka deklaruar se dyshja kanë mbetur shokë, pavarësisht që më nuk janë së bashku.

Më bashkë nuk janë as Tuna dhe Patrisi të cilët janë ndarë në shtator të këtij viti.

Ishte Tuna ajo që fillimisht e bëri të ditur se dyshja nuk janë së bashku duke larguar nga Instagrami mbiemrin Berisha.

Tuna dhe Patrisi,

“Kulmi” i gjithë kësaj ishte kur Tuna organizojë festë për të kuptuar gjininë e foshnjës së dytë të saj me Patrisin dhe ky i fundit nuk ishte i pranishëm.

Dyshja deri më tani nuk kanë deklaruar ndonjë gjë zyrtare, vetëm se Tuna tashmë është duke vazhduar që të jetojë në Shkup.

Tjetër, çift shumë i lezetshëm i showbizit, i cili është ribashkuar pas ndarjes që kishin është Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Anipse u raportua se dyshja ishin ndarë, Dafina nuk rreshte së treguari se sa shumë e dashuruar ishte në DJ e njohur.

Dafina dhe DJ Geek

Këngëtarja e hitit “Pa ty”,  kishte deklaruar që është shumë e dashuruar në të dhe dashuria e tepërt është duke e dëmtuar atë, prandaj edhe kanë vendosur që të mbesin bashkëpunëtor ashtu siç ishin.

Por, kjo nuk zgjati shumë pasi dyshja deklaruan që zyrtarisht janë çift me një fotografi të përbashkët.

Pra, këto janë disa nga ndarjet dhe bashkimet e këtij viti, shpresojmë që 2022 të ketë sa më pak “thyerje të zemrave” dhe sa më shumë dashuri./SHQIP.com