DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”
Publikuar:
(12.02.2024 14:06:08)

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.
Një zëdhënës i DASH për Express ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.
DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.
Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.
/Shqip.com