Sport Shqiptar

Darril Davis – “MVP” i javës së 24-të

Darrell Davis

“Magjia” i është shpërblyer.

Darril Davis është shpallur MVP i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ai ishte i jashtëzakonshëm – në fitoren që Prizreni 16 e shënoi kundër Yllit.

Davis shënoi 24 pikë, bëri nëntë kërcime dhe asistoi dy herë.

Me këtë paraqitje, ai tregoi edhe një herë cilësitë që bart në supe.

Top pesë basketbollistët më të mirë të javës së 24-të:

Darrel Davis (Prizreni 16) 24 pikë, 9 kërcime, 2 asistime
Robert McCoy (Prizreni 16) 18 pikë, 6 kërcime, 4 asistime
Ivan Koljeviq (Rahoveci) 14 pikë, 7 kërcime, 8 asistime
Henry Dugat (Sigal Prishtina) 15 pikë, 10 kërcime, 8 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 12 pikë, 6 kërcime, 6 asistime

Sa i përket formës ekipore, Prizreni 16 gjendet në vendin e katërt në tabelë, me 36 pikë të grumbulluara.

Tabela e Superligës