Sport Shqiptar

“Dardanët” presin futbollistët e Kosovës: Së bashku drejt realizimit të ëndrrës së madhe

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” i kanë pritur futbollistët sot në vendin e tyre, në stadiumin” Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Shqip.com.

“Kur jemi bashkë jemi më të fortë. Këta janë zëri i arsyes pse ne e shterim zërin deri në fund. Këta janë arsyeja pse ne ekzistojmë. Jetojmë me ta. Së bashku drejt realizimit të ëndrrës së madhe: Euro 2024”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Kosova do të përballet të shtunën e kësaj jave (25 mars) me Izraelin në Tel Aviv, duke synuar që të nxjerrin së paku një rezultat pozitiv.

Tri ditë më vonë, Dardanët janë nikoqirë të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar pikët e plota. 

/Shqip.com