Sport Shqiptar

Dardanët nisin stërvitjet për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e muajit qershor për edicionin e ri në Ligën e Kombeve, në grupin C.

Dardanët, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alain Giresse, paraditën e së premtes në temperatura goxha të larta, e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Aty do të zhvillojnë edhe seancën e pasdites që nis në orën 17:30.

Në stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ndërkohë

Stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top, teksa te lojtarët dardanë vërehet disponim i mirë për nismë të mbarë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Përndryshe, ndeshjen e parë Kosova e zhvillon në udhëtim te Qipro më 2 qershor, në stadiumin “AEK Arena” me fillim nga ora 18:00.

Orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës

Ndeshja e dytë dhe e tretë luhen në “Fadil Vokrri”, kundër Greqisë më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut katër ditë më pas. Të dyja fillojnë në orën 20:45.

Në kohë të njëjtë zhvillohet edhe takimi kthyes kundër grekëve, më datën 12 të muajit të ardhshëm.

Më pas, Dardanët udhëtojnë në Irlandërn Veriore më 24 shtator, dhe krejt në fund janë nikoqir të qipriotëve vetëm pas tre ditësh. /Shqip.com