Sport Shqiptar

Dardanët në kërkim të kthimit të lavdisë

Sonte, me fillim nga ora 18-00, Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë “testin” e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Dardanët, kanë përballë vetes Gjerogjinë e cila është duke kaluar nëpër një formë katstrofale të rezultateve, shkruan Shqip.com.

Ekipi i udhëhequr nga Benard Challandes, ani pse janë mysafirë do tentojnë me çdo kusht që të rrëmbejne tre pikë, pasi përndryshe çdo rezultat tjetër do të ishte një hap i madh prapa.

Kosova, aktualisht gjendet në poztën e fundit në “Grupin B” pasi ka dy humbje në dy ndeshje të zhvilluara dhe një fitore e mundshme sonte do të ishte shumë e mirëseardhur për dardanët.

Futbollisti më në formë aktualisht në kampin e Dardanëve është Eklbasan Rashani i cili në dy ndeshjet e para të zhvilluara na Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe ka një asistim duke dhënë sinjale që meriton më shumë minutazh në Përfaqësuese.

Në 5 ndeshjet e fundit zyrtare dhe ato miqsore, Kosova ka ka 3 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Gjerogjia në 5 ndeshjet e fundit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. /Shqip.com